20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Shala: T’i japim kohë Qeverisë

bexhet Shala KMDLNJDrejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ka thënë se Qeverinë e Kosovës e presin probleme dhe sfida të mëdha. Sipas tij, kësaj Qeverie i duhet kohë për ta treguar veten.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, është shprehur kundër grevës së paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit. Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete buxhetore për rritjen e pagave prej 25-përqindësh dhe se Qeverisë Mustafa duhet t’i jepet kohë.

“Nuk e shoh aspak të arsyeshëm paralajmërimin e Sindikatës së Arsimit që të shkojë në grevë pa i bërë Qeveria të paktën 100 ditë. Mendoj se duhet të pritet të kalojnë gjashtë muaj pastaj, në bazë të vlerësimeve të punës së Qeverisë, mund të ndërmerret ndonjë veprim. Fillimi i grevës ende pa ia nisur punës kjo Qeveri është e panevojshme. Në fund të fundit, edhe sindikata, e cila po kërcënon me grevë, asgjë nuk do të mund të bëjë, përkundrazi të gjithë do të dalin humbës. Kësaj Qeverie duhet t’i jepet kohë ta tregojë veten”, ka deklaruar Shala.

Po ashtu, ai është shprehur kundër regjistrimit në universitet të deleguarve nga shoqatat e luftës. Shala ka thënë se dija është kriter vlerësues për regjistrim apo mosregjistrim. “Shoqatat e dala nga lufta po nguten. Kriteret për pranim janë për të gjithë të njëjta, pra janë konkursi dhe provimi pranues. Familjarët e invalidëve, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të kenë përparësi, mirëpo në asnjë mënyrë nuk kanë të drejtë të regjistrohen pa i përfillur kriteret”, ka theksuar ai.

Përveç këtyre problemeve, sipas Shalës, edhe krijimi i Gjykatës Speciale do të jetë sfidë për Qeverinë Mustafa. Ai ka thënë se kjo gjykatë po krijohet për t’i mbuluar dështimin dhe korrupsionin e drejtësisë ndërkombëtare. “Do të ishte në rregull sikur të krijohej një gjykatë e cila do t’i luftonte të gjitha krimet, qoftë ato gjatë luftës apo para luftës që kanë pasur një prapavijë politike apo etnike.

Por, të formohet një gjykatë e cila i heton shqiptarët, nuk është në rregull dhe nuk i sjell dobi Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Shala e ka kritikuar kryeministrin Mustafa për mosreagim ndaj ministrit Aleksandër Jabllanoviq, i cili i ka fyer qytetarët e Kosovës. Sipas tij, Mustafa është dashur ta shkarkojë me procedurë të përshpejtuar Jabllanoviqin.

Më Shumë

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit