7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Ja kush e shkruan saktë gjuhën shqipe

legata-e1421310121933Një dokument interesant, i publikuar nga publicisti dhe studuesi Ilir Ikonomi, tregon se në vitin 1924, legata amerikane në Tiranë kishte një listë me 14 persona që mund të shkruanin saktë gjuhën shqipe.

“Në vitin 1924, legata amerikane në Tiranë kishte një listë të 14 njerëzve që mund ta shkruanin saktë gjuhën shqipe. Nevoja e kësaj liste kishte lindur ngaqë një numër termash të përdorura në kushtetutën e përkohshme të hartuar me nxitim në Kongresin e Lushnjes (1920), mund të interpretoheshin me dy kuptime. Amerikanët donin të dinin se me cilët mund të këshilloheshin për çështjet e gjuhës. Lista ishte përgatitur nga përkthyesi i Legatës, Kol Kuqali. Sipas Kuqalit, sado të zgjerohej kjo listë, ajo nuk i kalonte të 40 vetët,” shkruan Ikonomi.

Më poshtë lista:

Faik Konica, Kryetar i “Vatrës”, editor i “Diellit”, Boston.
Fan Noli, Kryeministër dhe kryepeshkop i Dioqezës Ortokse të Durrësit.
Konstandin Çekrezi, pedagog, Universiteti George Ëashington, Uashington, DC.
At Gjergj Fishta, prift françeskan dhe poet, Shkodër.
Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave.
Llazar Fundo, Kryetar i “Shoqërisë Bashkimi”, editor i gazetës së saj, Tiranë.
Kristo Dako, klerik i krishterë, i punësuar nga kompania Standard Oil, Tiranë.
Mit’hat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi.
Milto Sotir Gurra, mësues, Korçë.
Sotir Gjika, zv/kryeredaktor, “Gazzetta di Puglia”, Bari.
Dom Lazër Shantoja, prift jezuit, Shkodër.
Arqile Tasi, editor i “Diellit”, Boston.
Sejfulla Malëshova, kryesekretar, zyra e Kryeministrit, Tiranë.
Andon Frashëri (Adams), sekretar privat i Kryeministrit, Tiranë.

Më Shumë

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Lajmet e Fundit