4.9 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Nuk ia dërgova asnjë emër për zëvendësministra, Isa Mustafës

hanefimuharremi-ldkIsh-koordinatori i Degës së LDK-së në Prizren, Hanifi Muharremi, ka thënë se nuk ia ka dërguar zyrtarisht asnjë listë me emra për zëvendësministra liderit të LDK-së njëherësh kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës.

Ai thotë se listat me emra për zëvendësministra nga Prizreni është bërë në mënyrë individuale, por jo zyrtare.

“Unë si koordinator i Degës së LDK-së në Prizren, nuk kam dërguar asnjë listë me emra për zëvendësministra. Lista për zëvendësministra ka mundësi që kanë dërguar në mënyrë individuale,por zyrtarisht ju garantoj se nuk kam dërguar”, tregon Muharremi për “PrizrenPress”.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka dërguar dy lista të emrave për zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës.

Lista e parë e të propozuarve është dërguar në dhjetor të vitit 2014, ndërkaq e dyta javën e kaluar. Në listën e parë janë propozuar pesë emra, kurse në të dytën katër emra për zëvendësministra.

Në listën e parë LDK-ja janë propozuar: Xhavit Ukaj, Hanifi Muharremi, Ridvan Hoxha, Haziz Hodaj dhe Agim Muçaj.

Kryetari i ri i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ditë më parë ka publikuar një listë tjetër të emrave të “korrigjuar”. Në këtë janë propozuar: Xhavit Ukaj,Haziz Hodaj, Hanifi Muharremi dhe Mybera Mustafa.

Ish-koordinatori i LDK-së në Prizren, Hanifi Muharremi, thotë se pavarësisht dërgimit të listave në mënyrë individuale, valide mbetet vetëm lista e fundit.

“Lista e fundit është mbështetur nga Kryesia,prandaj normalisht që është valide”, thotë Muharremi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Lajmet e Fundit