Aplikimi për statusin e kandidatit në BE, qëllim i Mustafës

Isa Mustafa14-27Qeveria e Kosovës ka vënë lart në agjendën e vet procesin e integrimit evropian, ku si qëllim kryesor strategjik gjatë mandatit katërvjeçar paraqet aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Me gjithë problemet e mëdha të brendshme, të evidencuara edhe në raportet që vijnë nga Brukseli, sipas asaj që thuhet në draft- program, Qeveria do të jetë e përkushtuar në nënshkrimin, formalizmin dhe zbatimin sa më të shpejtë të MSA-së, në mënyrë që Komisioni të vlerësojë pozitivisht zbatimin dhe Kosova përfundimisht të marrë statusin e vendit kandidat, shkruan sot Koha Ditore.

Në funksion të kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet për zbatimin e vazhdueshëm të reformave të nevojshme në fusha të ndryshme, si: sundimi i ligjit, reformat në administratën publike, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj.

Nënshkrimi dhe formalizimi i MSA-së do të jenë prioritet afatshkurtër i Qeverisë së Kosovës, i cili parashihet të finalizohet gjatë vitit 2015.

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit