14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Limaj: Qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit

Fatmir Limaj 230Sipas Limajt, ajo që ka ndodhur sot, sipas tij, janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe punëtorëve të Trepçës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se protestat janë të pashmangshme, madje edhe të nevojshme dhe beson se ajo që po ndodh në Kuvend nuk jep siguri se Trepça mbetet në kontrollin e Kosovës. Ndërsa, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj thotë se qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit.

Kështu janë shprehur ata kur opozita braktisi seancën e Kuvendit duke kundërshtuar që të votohet në seancën e së hënës për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrje e caktuara Publike.

Haradinaj thotë se rivotimi për shmangie, u bë në mënyrë të paligjshme.

“Kjo që po ndodh sot nuk jep asnjë garancë se Trepça mbetet në kontrollin e Kosovës dhe nuk kalon në një proces të falimentimit të mundshëm. Meqenëse është kështu, jemi duke shkuar në rrugën më të gabuar të mundshme, tejkalon edhe parashikiemt me pesimiste. Shpresa është që gjithë qytetarët e vendit bashkë me spektrin politik të angazhohen me ndal një drejtim të gabuar të Qeverisë Thaçi- Mustafa, apo Muistafa – Thaçi”, tha ai.

Nuk paralajmëroi veprime të caktuara por tha se do konsultohen për të parë se si mund të ndalet një trend i tillë. Kur u pyet nëse po paralajmëron protesta tha se janë të pashmangshme dhe të nevojshme.

“Janë mëse të nevojshme protestat, në këtë drejtim që ka marr Kosova janë ta pashmangshme, janë të nevojshme”, tha Haradinaj.
E në anën tjetër, Fatmir Limaj nga NISMA tha se seancat plenare kanë filluar dhe po vazhdojnë me ngulfajtje, me shkelje të rregullores dhe shkelje të Kushtetutës. Sipas tij, kanë filluar me seanca të jashtëzakonshme dhe nguti.

Limaj thotë se të enjten Qeveria ka sjellë vendim të drejtë për ta shëndërruar Trepçën në Ndërmarrje Publike, ndërsa ajo që ka ndodhur sot, sipas tij, janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe punëtorëve të Trepçës.

“Kjo ndërmarrja ende ka status të padefinuar, dhe kështu fatkeqësisht po krijohen kushtet që për pasurinë e Kosovës nga 9 shkurti të diskutohet në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar dhe ka ngulur këmbë kryeministri serb”, tha ai.

Madje është tejet i bindur se qeverisja PDK-LDK po zbaton agjenda të Beogradit.

“Këtu nuk ka dilemë, këtu është çështje e hapur, është e njëjta Qeveri që të enjten e ka sjell një projektligjin, ajo ka pas ekspertë, dhe e menduar mirë. Kjo që ndodhi sot është drejtpërdrejtë e ndikuar nga Beogradi. Ne kemi qeverisje me shantazh dhe e kushtëzuar e që zbaton agjendat e Bogradit”, thotë Limaj.

Limaj nuk deshi të flet nëse edhe ai mendon se duhet të mbahen protesta, sikurse që tha Haradinaj.

Më Shumë

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, takon ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e...

Arrestohen 18 persona në Prizren për skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona në Prizren, të dyshuar për përfshirje në “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” si dhe...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit