Haradinaj: Po, i thashë Jabllanoviqit të kërkonte falje

haradinaj jabllanoviqLideri i AAK-së Ramush Haradinaj, që u pa afër deputetit Aleksandar Jabllanoviq në Kuvend, bashkë me Fatmir Limajn, thotë se i tha atij që duhet kërkuar falje.

Haradinaj e ka ripërsëritur se kjo është dashtë të ndodhte dhe se ky ishte qëndrimi i tij që në fillim.“Është e nevojshme me kërku falje për një deklaratë që i ka ofendu nënat e viktimave. Ka qenë një mendim i imi i vazhdueshëm që të tërhiqet ajo deklaratë”, transmeton KP.

A ia thatë atij të kërkojë falje? ” Kuptohet që po. Është mendim i imi që e kam shpreh publikisht”, tha ai.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit