Familjarët e të vrarëve të LDK-së, kërkojnë sot drejtësi

Gjykata-qekiqiFamiljet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, do protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim të dërguar nga Këshilli Organizativ i Protestës bëjnë të ditur se do protestojnë nën moton ‘Duam drejtësi – vrasësit në burg!”.Protesta është paralajmëruar për në orën 12:00, në Sheshin “lbrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, Këshilli Organizativ i Protestës përbëhet familjarët e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit