Temë e bisedimeve në Bruksel, pronat e Serbisë në Kosovë!

Prishtine beogradGjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, temë e bisedimeve nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pronat e Serbisë në Kosovë, tha zyrtari lartë i qeverisë serbe.

“Temë e bisedimeve nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pronat e Serbisë në Kosovë. Nuk është vetëm Trepça kompani publike. Qendra e skijimit Brezovica, një pjesë e madhe e aseteve të Postë-Telekomit, Industria e Naftës (NIS)”, tha sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Velko Odaloviq për RTS-ë, transmeton Telegrafi.

Ai pohoi se Serbia ende është duke shlyer borxhet ndërkombëtare, shkaku i pronave që kanë mbetur jashtë territorit dhe kontrollit të saj.

Odaloviq tha se duhet të shihet se në çfarë gjendje është Trepça, përkatësisht në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Ku ishin institucionet e Kosovës. Ajo u shemb, u braktis, u shkatërrua. Në pjesën veriore gjithçka funksionon”, shtoi ai.

Ndryshe, dje me 67 vota për, 3 abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për riorganizimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurinë e tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit