10.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Jakup Krasniqi: Jap dorëheqje nga posti i deputetit

Jakup Krasniqi-NismaNumri dy i Nisma-s, Jakup Krasniqi përfundimisht ka vendosur që të lë postin e deputetit. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”.

“Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar.

Sigurisht që nuk do të nguroj t’ia ofroj përvojën time politike ta vë në shërbim të qytetarëve dhe subjektit politik – NISMA për Kosovën. Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa te me punoj mendja dhe shëndeti”, ka shkruar ai.

Ja postimi origjinal

FALENDERIM NGA ZEMRA TE TË GJITHË ATYRE QË ME BESUAN

Në janar të vitit 2015 i mbusha plotë 64 vjet, prej tyre 42 vite të angazhimit politik ( që nga koha e organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës (1973), më pas në OMLK – 1975 – 1981). Nga 5 prilli i viti 1981 deri më 23 korrik të vitit 1991 i kalova në burgjet Jugosllave. Konsideroj që kisha një jetë mjaftë të gjatë në politikën aktive (e cila me krijoj vështirësi, me dha kënaqësi kombëtare e familjare dhe se fundi jo pak tensione politike). Ketë e bëra si në vitet e Lëvizjes Kombëtare (Klandestine) për Çlirim, ashtu edhe në Lëvizjen e Alternativës demokratike të para luftës çlirimtare, të luftës çlirimtare (UÇK-së) e më pas në periudhën e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër. Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar. Sigurisht që nuk do të nguroj t’ia ofroj përvojën time politike ta vë në shërbim të qytetarëve dhe subjektit politik – NISMA për Kosovën. Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa te me punoj mendja dhe shëndeti.

I falënderoj të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës, që me besuan dhe më dhanë besimin e përfaqësimit të tyre që nga viti 1992 e këndej, të cilët i përfaqësova me përkushtim edhe atëherë kur nuk e kisha besimin e tyre (nga viti 1973 – 1992), por e kisha vullnetin tim për t’i shërbyer Atdheut dhe Kombit.

Sinqerisht: Jakup Krasniqi

Prishtinë, më 20 janar 2015

Më Shumë

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në një banesë në Malishevë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë...

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Lajmet e Fundit