9.5 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Zejnullahu: Çështja e studentëve protestues është mbyllur

Ramadan ZejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, shprehu keqardhjen e tij që fëmijët e këtyre kategorive, të cilët kanë bllokuar hyrjen e rektoratit po përdoren nga qarqe të caktuara.

Sipas tij, qarqe të caktuara nuk kanë për qëllim zhvillimin e mirëfilltë akademik të atyre fëmijëve. Ai tha për Radio Kosovën se Universiteti i Prishtinës e ka bërë të qartë që kjo temë tashmë është e mbyllur dhe nuk mund më të bisedohet.

“Kjo temë tashmë është e mbyllur dhe për këtë më nuk mund të bisedohet. Pakënaqësitë eventuale që shkaktohen me këtë rast, ne pranojmë që t’i shprehin në formën e protestës, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që të bllokohet puna e institucionit. Ftoj organet shtetërore të kryejnë obligimin e vet për të krijuar kushte normale të punës së Universitetit, përderisa puna jonë është e bazuar në aktet juridike në fuqi”, tha ai.

Ndryshe fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, të cilët nuk janë pranuar në Universitetin e Prishtinës, kanë bllokuar sot hyrjen e rektoratit.

Ata janë të vendosur të qëndrojnë para rektoratit deri në realizimin e kërkesave të tyre, për tu pranuar në Universitet, duke u respektuar memorandum i mirëkuptimit i vitit 2009. Kandidatët po përkrahen edhe nga Shoqatat e Dala nga Lufta, të cilët thonë se kërkesa e kandidatëve është e drejtë. /Telegrafi/

Më Shumë

Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me të parin e kësaj komune Bexhet Xheladini. “Duke u kthyer nga Shqipëria, u...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Zgjedhjet interesante sepse paraqesin një përballje dinjitoze mes Kurtit e Hamzës

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë interesante meqë sipas tij do të jetë një...

Lajmet e Fundit