9.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Tentim vjedhje në Sallagrazhdë të Suharekës

hajniRastet e vjedhjeve në komunën e Suharekës janë shtuar shumë kohëve të fundit. Mbrëmë, e shtunë, rreth orës 22:30 ka ndodhur një tentim vjedhje në fshatin Sallagrazhdë.

Në shtëpinë e një mërgimtari kanë hyrë hajdutët. Ata kanë thyer derën e hyrjes por fatmirësisht fqinjët kanë dëgjuar zhurma dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Hajdutët u larguan pa e kryer misionin e tyre.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon të merret me rastin. Burimi i TherandaPost-it shprehet se kjo është hera e tretë brenda muajit që janë paraqitur hajdutët në këtë fshat./therandapost.com/

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit