8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Prokuroria heton grupin kriminal që financon “udhëtimet e shtrenjta”

EULEX-kosoveProkurori i EULEX-it, Romulo Mateus, ka konfirmuar hetimet ndaj një grupi të organizuar, që ai e ka quajtur kriminal, e që sponsorizon “udhëtimet e shtrenjta”, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimet ai i ka bërë publike në seancën gjyqësore mbajtur të premten për rastin e Bahrejnit, ku akuzohen pesë persona për grabitjen e 79 orëve të arit të firmës “Rolex” në vlerë 1 milion e 400 mijë dollarë.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, Alban Beqiri, menaxher i shitjes në agjencinë “Veneta Travel”, e cila kishte bërë aranzhimet e udhëtimeve të katër të akuzuarve në këtë rast, prokurori Mateues ka thënë se vazhdimisht nga pala mbrojtëse po sheh përpjekje për të penguar, siç ka thënë ai, “hedhjen dritë në këto gjëra”.

“Ne po merremi me një grup të organizuar kriminal. Nuk i dimë emrat e të gjithë atyre që bëjnë pjesë në të. Dikush i ka sponsorizuar këto udhëtime të shtrenjta. Kjo është bindja ime. Është një lidhje turke që është duke u hetuar, fatkeqësisht nuk janë gjetur ende prova”, ka thënë ai, derisa iu është kundërpërgjigjur avokatëve, për të cilët pyetjet e prokurorit nuk përkisnin me aktakuzën

Më Shumë

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Lajmet e Fundit