17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

SBASHK: Greva po mbahet në 99 për qind të shkollave

Shkolla-Klasa-bankaGreva në arsim po mbahet në shumicën e shkollave të Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar për “Zërin” se mësimdhënësit kanë hyrë në grevë, kurse në shkolla nuk ka nxënës. “Kemi marrë raportet e para dhe mund të them se 99 për qind e shkollave janë në grevë. Në shumicën e shkollave, mësimdhënësit janë në objekte shkollore, të dy ndërrimet janë bërë bashkë (mësimdhënësit) dhe do të rrinë deri në ora 12:00, kohë kjo kur greva do të shpallet e përfunduar”.

Jasharaj ka thënë se ka edhe shkolla që nuk i janë përgjigjur grevës, por sipas tij me këtë numër nuk mund të dëmtohet imazhi i grevës. Sipas raporteve që kanë arritur në SBASHK rreth 15 shkolla në komunën e Podujevës nuk kanë hyrë në grevë, si dhe në komunën e Therandës dy shkolla, po ashtu nuk i janë përgjigjur grevës.

Kreu i SBASHK-ut thotë se pas përfundimit të grevës do të mbahet një mbledhje e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilën do të vendoset për masat tjera sindikale deri në jetësimin e Kontratës Kolektive në arsim që është edhe kërkesa e mësimdhënësve grevistë. /Zëri/

Më Shumë

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për tragjedinë në Malishevë

Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku...

Lajmet e Fundit