Befasohet Muja

RamadanMuja-makinaKryetari i Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja, ka shikuar nga afër procesin e regjistrimit të pronave dhe objekteve pa leje në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Jam i befasuar me punën e mirë dhe të madhe që po bëhet në këtë Task Forcë për regjistrimin e pronës”, ka thënë Muja,transmeton TVPZ.Ai apeloi qytetarët, që të regjistrojnë pronat e tyre para datës së caktuar për dorëzim të dokumenteve.

Ai bëri të ditur se një javë para përfundimit të datës së dorëzimit të dokumenteve, në Task Forcën për regjistrim të pronës kanë aplikuar rreth 8320 qytetarë.
Regjistrimi i objekteve pa leje në nivel vendi do të jetë pa pagesë deri më 5 shkurt.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit