Për Gjykatën Speciale, një takim i fshehtë në Prevallë

PrevallaaaMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mbledhur krerët e drejtësisë në njërin nga restorantet e këtij vendi malor.

Ndonëse asnjëri nga të pranishmit nuk tregoi për çka janë takuar, burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se në Prevallë u diskutua për Gjykatën Speciale.

Sipas këtyre burimeve, Kuçi dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, do të udhëtojnë të hënën për në Bruksel edhe për gjyqësorin në veriun e Kosovës.

Në takim i pranishëm ishte edhe ministri I FSK-së, Haki Demolli, hartuesi i Kushtetutës, Arsim Bajrami, dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit