Ja cilët janë ‘memecët’ e Kuvendit Komunal të Rahovecit

komuna e rahovecitKatër kuvendarë të Rahovecit, për gjashtë muaj, nuk kanë folur asnjë fjalë në Kuvendin Komunal. Ata nuk kanë ngritur asnjë çështje në interes të qytetarëve. Zëri i tyre nuk është dëgjuar as për keq as për mirë.

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë se në bazë të monitorimit katër anëtarë të Kuvendit Komunal të këtij qyteti nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë.

“ Gjatë monitorimit pesë anëtarë të Kuvendit Komunal në Rahovec nuk kanë ngritur asnjë rezultat në të gjitha kategoritë. Tre kuvendarë janë të PDK-së, kurse një i LVV-së””, tregon Cahani.

Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë: Florida Krasniqi PDK 0.0 %, Erlira Mullabazi PDK 0.0% Elvedina Cana PDK 0.0% Minavere Hoti LVV 0.0%

“Vlerësimet janë të bazuara në vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe objektiv të punimeve të kuvendeve të komunave”, tregon Cahani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit