Situata e sigurisë në Malishevë,stabile dhe e qetë

MalishevaKëshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë në takimin e rregullt të saj, e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës për dy muajt e kaluar (maj-qershor), dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Malishevë, togeri Istref Bytyçi, tha se “situata është e qetë e stabile dhe pa tendencë të prishjes së sigurisë së përgjithshme dhe e gjitha është në suaza të normales”. Ai po ashtu bëri me dije, se në “përgjithësi, ka rënë numri i veprave penale, pastaj aksidenteve në komunikacion, si dhe është rritur efikasiteti i policisë në Malishevë, në intervenime, zbulime dhe gjetjen e autorëve të cilët kryejnë vepra”.

Ndërsa shefi i drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Ejup Zulfaj, bëri me dije se edhe situata e sigurisë në aspektin e emergjencave, është shumë e mirë, përderisa rastet e zjarreve janë shumë të pakta, e në këtë po ndikojnë edhe kushtet atmosferike.

Në këtë takim, u bë e ditur edhe për përgatitjet për sezonin e zjarreve, që eventualisht, mund të ketë gjatë ditëve të nxehta të verës. Sipas drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, përgatitjet janë bërë për këtë sezonë, si dhe është punuar shumë në sensibilizimin e opinionit, kundër zjarreve. Për këtë, edhe zyrtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), deklaruan se janë të përgatitur, por gjithmonë, duke bërë thirrje, që të bëhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit