Jabllanoviq: Do të bisedojmë me kryeministrin tonë Vuçiq

Jabllanoviq15Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Guriq do të bisedojnë sot me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Temë bisede e tyre do të jetë pjesëmarrja e mëtejme në institucionet e Kosovës.

Ministri i ndërruar për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq më herët kishte thënë se do të ketë konsultime me kryeministrin serb.

“Para së gjithash do të bisedojmë me kryeministrin tonë Aleksandar Vuçiq e pastaj brenda Listës Srpska do të ketë konsultime dhe do të merret qëndrim”, i ka thënë Jabllanoviq agjencisë serbe të lajmeve Beta, transmeton Koha.net.

Takimi në Beograd është thirrur pasi kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ndërruar ministrin Aleksandar Jablanoviqin nga pozita e ministrit në Ministrinë për Komunitet e Kthim.

Jabllanoviq është edhe lider i Srpska-s e cila në Kuvendin e Kosovës ka 9 deputetë, ndërsa deri para ndërrimit, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër.

Ndërrimi j Jabllanoviqt është bërë pas fyerjeve që ai ua bëri nënave gjakovare të viktimave të luftës dhe pas presionit të madh e protestave të opozitës.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit