Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha në Prishtinë

ahmet zogu liber nga blendiI ftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, gazetari Blendi Fevziu do të jetë ditën e premte në Prishtinë për të diskutuar mbi dy figura të shtetit shqiptar “Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha – dy rivalë që shënuan historinë e re të Shqipërisë”. Ky diskutim është nxitur nga librat “Enver Hoxha” dhe “Ahmet Zogu–Presidenti që u bë mbret”, shkruar nga Blendi Fevziu dhe botuar nga UET –Press.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi rolin e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës në formimin e traditës institucionale të Shqipërisë, anën e panjohur të dy burrështetasve, rivalitetin mes tyre dhe politikat e tyre në raport me shqiptarët jashtë Shqipërisë, si dhe do të shtrohen pyetjet nëse Shqipëria ka ngelur peng i dy traditave institucionale të krijuara nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha dhe a ka Shqipëria sot një figurë që mund të quhet burrështetas. Ky diskutim është i dyti në radhë në serinë e diskutimeve që do të organizohen deri në muajin qershor, kur edhe mbahet Panairi i 17-të i Librit në Prishtinë. Qëllimi i këtyre diskutimeve është promovimi i debatit për librin, si dhe përgatitja e opinionit publik për Panairin e sivjetshëm të Librit në Prishtinë.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit