17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Xhevat Dulaku dënohet me 5 muaj burgim

Gjykata-qekiqiXhevat Dulaku nga fshati Opterushë ëshë dënuar me 5 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ai është gjetur fajtor tentim vrasje.
Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se të dënuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 06.07.2013 e gjerë më datën 05.12.2013.
Ndërkaq Granit Paçarizi nga Prizreni për veprën penale mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve është dënuar me gjobë prej 1000 euro.

Hamit Allamdar dhe Ekzon Krasniqi po ashtu i është shqiptuar dënimi me kusht si bashkëkryerës të veprës lëndim i lehtë trupor.

“ Me datën 06.07.2013, rrethe orës 17.00 në Prizren, para lokalit- pastiqerisë,, Jupa ,,me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale, pasojat e së cilës nuk janë realizuar, në atë mënyrë që tenton ta privojë nga jeta personin tjetër dhe të dëmtuarit Egzon Krasniqin dhe Hamit Allamdar nga Prizreni, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më parë me djalin e dajës së tij Ideal Paçarizin”.

“Derisa të dëmtuarit ishin në shoqëri me A.SH dhe A.B nga Prizreni me automjetin të cilin e drejtonte i dëmtuari Hamit, sa po zbresin nga vetura fillojnë ta sulmojnë të pandehurin Xhevat Dulakun dhe Granit Paçarizin me mjete të forta, i pandehuri Xhevat nxjerr ë nga brezi pistoletën e tipit CZ99 duke shkrepur disa herë në drejtim të dëmtuarit Egzon Krasniqit e që si pasojë e këtyre gjuajtjeve pëson lëndime të rënda trupore”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit