21.5 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Isufi: Lista Serbe jashtë Qeverisë

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK-së , Ahmet Isufi mendon se Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeveritar, nuk duhet të jetë më në Qeveri, nëse nuk i përgjigjet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës.
Isufi thotë se Kryeministri Isa Mustafa duhet t’i ketë nën kontroll ministrat e tij, në mënyrë që ata të punojnë konfrom ligjeve të Kosovës dhe jo të veprojnë me urdhra të Beogradit.

“Ne konsiderojmë se të gjithë ata që marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës duhet t’i përgjigjen Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Ndërsa, të gjithë ata që janë kundër këtij orientimi dhe që i përgjigjen politikës së Beogradit, nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë”.

“Kryeministri Mustafa duhet t’i thërrasë Ministrat e tij dhe që të gjithë duhet t’i ketë në raport me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe jo t’i përgjigjen një shteti tjetër, duke e kundërshtuar shtetin në të cilin kanë garuar në zgjedhje”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Kryeministrit Isa Mustafa për ta shkarkuar Aleksandar Jablanoviqin nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Ajo do të vendosë nëse do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, vetëm pas takimit më 9 shkurt, në Bruksel, mes Kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Sipas Ahmet Isufit, kjo tregon se politika e Qeverisë serbe po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Kjo dëshmon se politika e Beogradit po ndërhyn në territorin e Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur brenda Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet më tutje”, tha Isufi. /Politiko.net/

Më Shumë

Prizren, 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në malin e Kabashit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rajonin e Prizrenit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike. Viktima është F....

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Lajmet e Fundit