13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

VV-AAK-NISMA: Të themelohet Fondi prej 40 milionë euro për ndaljen e emigrimit

unnamed41Partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Fondit për parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës, duke ndarë 40 milionë euro. Me këto mjete, sipas VV, AAK dhe NISMA, do të krijoheshin kushte për hapjen e vendeve të reja të punës dhe kthimin e shpresë te qytetarët
Partitë opozitare, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje! dhe Nisma, kanë kërkuar që prej nesër (e hënë) të fillojë zbatimi i Rezolutës për migrim.

Gjatë një konference për medie, përfaqësuesit e këtyre partive i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta themelojë fondin për ndaljen e migrimit. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se shpërngulja e qytetarëve nga Kosova, gjendja e rëndë ekonomike, shkalla e lartë e papunësisë dhe shkalla e lartë e varfërisë, janë pasojë e qeverisjes së keqe. “Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në Kosovë, AAK-ja, Vetëvendosje! dhe Nisma për Kosovën kërkojnë që prej nesër (e hënë) të fillojë zbatimi i Rezolutës së miratuar më shumicë votash në Kuvend dhe urgjentisht të themelohet fondi për parandalimin e migrimit, sepse me masa policore nuk mund të ndalet shpërngulja”, ka deklaruar Kadrijaj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Smajl Kurteshi, ka kërkuar nga Qeveria që të krijojë kushte për një jetë normale në mënyrë që qytetarët të mos e braktisin vendin. “Këtë gjendje të rëndë dhe të pa shpresë për qytetarët e sollën qeveritë që prioritet i patën bisedimet me Serbinë dhe synim pasurimin e tyre të paligjshëm. Nëse Qeveria dëshiron të ndal shpërnguljen duhet ta vë në jetë Rezolutën, t’i ndaj 30-40 milionë euro për të hapur vende të punës ku përparësi do të kishin familjet, të cilat nuk kanë asnjë të punësuar”, ka deklaruar Kurteshi.

Ndërkohë, shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërngulen, por të bashkohen për ta ndryshuar gjendjen në vend. “Kjo shpërngulje po ndodhë para syve të qeveritarëve tanë, pjesë e këtyre shpërnguljeve janë edhe bizneset, të cilat do ta rendojnë edhe më shumë gjendjen ekonomike në vend. Shpërngulja ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe koalicionit qeverisës. Shteti nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të militantëve partiakë. Prandaj, Nisma për Kosovën i fton qytetarët që të mos shpërngulen, por të bashkohen për ta ndryshuar gjendjen”, është shprehur Bajrami. (Epoka e re)

Më Shumë

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

Dhimbja

Lajmet e Fundit