Shoqatat e dala nga lufta në Prizren, lirohen nga pagesa e legalizimit të shtëpive

burim shalaKomuna e Prizrenit ka liruar nga pagesa e legalizimit të shtëpiav, kategorinë e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Prizren, Burim Shala tha se shoqatat e dala nga lufta, kanë arrit një marrëveshje me Komunën, që të lirohen nga pagesa e legalizimit të pronave kjo kategori e qytetarëve.

“Ne e kemi arritë një marrëveshje me Komunën që kategoria e shoqatave të dala nga lufta të mund t’i legalizojë pronat pa pagesë”, thotë Shala.

Ai tregon se deri më tash kjo marrëveshje është respektuar nga Komuna.

“I ftoj të gjithë familjet e kësaj kategoria që t’i legalizojnë pronat e tyre pasi që nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj Komunës”.

Shala ka falënderuar Komunën e Prizrenit për legalizimin e pronave pa pagesë të kategorisë së shoqatave të dala nga lufta./TV Besa/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit