2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Komisioni i Arsimit premton mbështetje për UPZ-në

IMG_1328

Anëtarët e Komisiont të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të hënën kanë vizituar Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ku janë pritur nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj.

Delegacioni ishte në përbërje nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, Zëvendëskryetari i parë, Salih Morina, anëtarët Teuta Haxhiu dhe Shpejtim Bulliqi.

Fillimisht anëtarët e këtij komisioni uruan rektorin Vataj për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë. Ata e njoftuan Rektorin Vataj për punët që janë duke i bërë në hartimin e DraftLigjit për Arsimin e Lartë dhe kërkuan nga menaxhmenti i UPZ-së që të japin sugjerimet dhe rekomandimet përkatëse.

Rektori Vataj i falënderoi anëtarët e Komisionit për vizitën dhe i njoftoi ata me të arriturat që janë shënuar në UPZ që nga themelimi dhe me vështirësitë që është ballafaquar dhe që vazhdon të ballafaqohet ky universitet.

Ai kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni funksional të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin UPZ-në në adresimin e nevojave që ka, si në aspektin e rritjes së buxhetit ashtu edhe në rritjen e numrit të punëtorëve të lejuar që të punësoj.

Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të kujdesën për adresimin e nevojave të këtij Universiteti si edhe të gjithë universiteteve të tjera publike në vend.

Më Shumë

Apeli liron 9 të dyshuarit e fundit për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të nëntë personave të dyshuar në rastin e njohur si “Manipulimi me zgjedhje” në Prizren, duke...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit