Zyrtare: Fadil Ismajli dorëhiqet nga AKR-ja

Fadil IsmajliIsh Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe nënkryetari i AKR-së, Fadil Ismajli ka dhënë dorëhqje nga AKR-ja.

Ismajli në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij nga kjo parti, janë personale.

“Unë për arsye personale edhe me bisedë me Presidentin e partisë, tërhiqem nga të gjitha funksionet në mënyrë që ti përkushtohem sfidave profesioanle, por do të mbetem simpatizant dhe përkraheës i AKR-së, mbi bazën e programit në të vet kam qenë pjesë”, ka thënë Ismajli për Indeksonline.

Ai ka shtuar se shpreson që AKR-ja të gjejë forcën për të realizuar programin e saj ekonmik.

“AKR-ja i duhet Kosovës dhe politikës pasiqë ka pasur një program të qartë zhvillimor ekonomik. Shpresoj fort që AKR-ja ti mbledh forcat dhe të jetë jo vetëm një opozitë konstruktive, por që të arrijnë edhe mbi bazën e ndodhive të fundit, të forcoj profilin e vet të cilin qytetarët do ta besojnë si një rrugë drejt hapjes së përspektivave zhvillimore”, ka thënë Ismajli.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit