Dy lajme interesante për Jakup Krasniqin

Jakup Krasniqi14-12Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vendosur të shkruaj sonte në profilin e tij në Facebook për dy lajme interesante, siç i ka quajtur ai. Për Krasniqin sot dy lajme interesante ishin nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel nga Isa Mustafa dhe Aleknader Vuciq. Për të cilën ka thënë se Mustafa po ec gjurmëve të Thaçit.

Kurse, lajmi i dytë interesante për ish-kryeparlamentarin është suspendimi i punëtorit që denoncoi krimin dhe korrupsionin në MPB. Krasniqi këtë veprim e ka quajtur skandaloz.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

DY LAJME INTERESANTE?!

Sonte KTV-ja njoftoj opinionin për dy lajme interesante. I pari, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel se bashku me Vuçiqin nënshkruan një marrëveshje e cila ka të bëjë ekskluzivisht me Gjyqësorin e Kosovës, me dezintegrimin e gjyqësorit “unik”. Kështu Kryeministri i “ri” eci pa hamendësuar gjurmëve të paraardhësit të tij. A e dinë Kryeministri se Gjykatat janë te Kosovës?

Lajmi i dytë, edhe më skandaloz se i pari. Suspendohet punëtori që denoncoi krimin dhe korrupsionin në MPB, e në anët tjetër avancohen keqpërdoruesit?!!! Skandali me Pasaportat po vazhdon. Kjo tregon se edhe Qeveria e “re” është kapur nga krimi?! A kështu integrohet vendi në BE? A kështu ndërtohet shteti i se drejtës? Kështu ju doni ta zhvilloni vendin? Kështu do ta ndalni shpërnguljen me të turpshme?

Me këto veprime veç shpërnguljes, qytetarëve nuk do tu afroni asgjë të ndershme e njerëzore.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit