20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Ish agjenti serb i AKI-së bëhet anëtar i LDK-së

Bojan BozhoviqBojan Bozhoviq, ish agjenti serb i AKI-së, thotë se i është pranuar kërkesa për të qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë me dije vet Bozhoviq, në profilin e tij në Facebook në një postim në gjuhën shqipe.

“Të dashur miq, me kënaqësi dua të ju informoj se kërkesës sime për anëtarësim në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është dhënë përgjigje pozitive. Si anëtar i LDK-së do të punoj në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Me përvojën time do të bëjë gjithçka që të ndihmojë njerëzit të cilët e duan dhe respektojnë Kosovën por po ashtu do t’i kundërshtoj ata të cilët në çfarëdo forme dëshirojnë ta rrezikojnë Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Bozhoviq, teksa ka treguar edhe për qëllimin e tij.

“Qëllimi im i është që të forcohet besimi ndërmjet popujve të cilët jetojnë në Kosovë dhe nëse edhe fqinjët tanë dëshirojnë do forcojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtete në rajon. Ju faleminderit për përkrahje dhe ju dëshiroj të gjitha të mirat. Kosova si një shtet modern dhe anëtar i BE-së”, ka thënë ai. /Koha.net/

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit