Fillimi i majit sjellë “Sculp’ice” në Prizren

Sculpice-PrizrenEdicioni i katërt i festivalit të akullit “Sculp’ice”, që organizohet në kuadër të festivalit SculpFest, do të mbahet më 1-3 maj në qytetin e Prizrenit.

“Sculp’ice”, do të përmbyull një cikël të suksesshëm të ngjarjeve artistike në SkulpFest, duke përfshirë prezantime të ndryshme të artistëve, krijime, punëtori, performanca dhe muzikë.

Këto aktivitete hapën rrugë për organizimin e bienalës së artit bashkëkohor Autostrada Biennale, në vitin 2017 në Prizren, e cila do të përfaqësohet nga një bord profesional, si dhe një panel kuratoral, i përbërë nga artistë vendas dhe ndërkombëtar.

Në veçanti, “Sculp’ice” është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni. /KL360/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit