15.3 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Begaj priti nxënësit që kanë fituar projekt në ‘Kosovision contest’

Begaj priti nxenesitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot nxënësit e klasës së pestë, të SHMU “Naim Frashëri” në Banjë, të cilët kanë aplikuar në konkursin “Kosovision contest”, ku kanë fituar një donacion për krijimin e bibliotekës së shkollës, e cila i mungon kësaj shkolle. Delegacioni i klasës së pestë, ishte i përbërë nga katër nxënës dhe të shoqëruar nga mësuesi i tyre.

“Unë jam i kënaqur për këtë takim me juve, dhe më i kangur jam me idetë tuaja për shkollën, ide e cila edhe ka arritur të siguroj një përkrahje për ngritjen dhe funksionalizimin e bibliotekës. Mësimi është mbi të gjitha dhe unë dua që ju të mësoni dhe vetëm të mësoni”, ju tha kryetari Begaj, nxënësve të klasës së pestë, të SHMU “Naim Frashëri”.

Nga ana tjetër vetë nxënësit, e prezantuan para kryetarit idenë e tyre për hapjen dhe funksionalizimin e bibliotekës së shkollës, konkurrimin në “Kosovision contest” dhe donacionin prej rreth 500 euro nga ana e MASHT-it, për hapjen e bibliotekës.

Sipas nxënësve kjo shumë, nuk është e mjaftueshme dhe kërkuan edhe përkrahjen e komunës, përderisa kanë premtime edhe nga ana e prindërve për pasurimin e bibliotekës me libra.

Kryetari Begaj, premtoi se do ta mbështes këtë projekt të nxënësve, në mënyrë që biblioteka të hapet dhe të jetë në funksion të nxënësve.

Biblioteka pritet të hapet me datë 23 prill t këtij viti, ndërsa nxënësit e kësaj klase, kanë paraparë edhe aktivitete tjera, në mënyrë që të sigurohet hapja me kohë e bibliotekës dhe pasurimi i saj me libra. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Latifi pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin në bujqësi, edukim, arsim dhe turizm

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Latifi ka njoftuar se biseduan për marrëdhëniet shumë të mira...

Lajmet e Fundit