1 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Si ka filluar të festohet Shën Valentini?

Shen ValentiniNuk është direkt e lidhur me traditat e Ditës së të dashuruarve, por fillet e festimit të dashurisë në shkurt lidhen me romakët. Festimi i Luperkalisë ka qenë një festival pagan për frytshmëri dhe shëndet që është mbajtur nga 13 deri më 15 shkurt. Festivali është festuar që nga viti 44 p.e.s (viti kur ka qenë i vrarë Cezari).

Festivali lidhet me perëndinë romak Luperkus, ndërsa në fillim ka qenë për barinjtë dhe sjelljen e shëndetit dhe frytshmërisë lopave dhe deleve të tyre. Pastaj është bërë pjesë e kulturës romake, duke festuar ulkonjën Lupa e cila ka ruajtur themeluesit legjendar të Romës, Romulin dhe Remin. Ceremonitë kanë qenë plot me sakrifikim të shtazëve, ndërsa priftërinjtë i kanë udhëhequr ritet.

Pas sakrifikimit të shtazëve ka pasur festa të mëdha me ushqim. Pas festimit, burrat janë zhveshur dhe kanë vrapuar nëpër qytet pas femrave lakuriq, pasi kanë pasur veshur lëkurën e shtazëve të sakrifikaura për frytshmëri. Pastaj, festivali ka shërbyer si eveniment për të gjetur bashkëshorte. Burrat e rinj kanë zgjedhur emra të vajzave. Nëse të dy janë pajtuar, këta çifte rastësisht të zgjedhura janë martuar.

Me kalimin e kohës, kjo festë është festuar më tepër nga klasa punëtore, ndërsa aristokratët e kanë shmangur. Në sh.5 festivali është ndaluar nga kisha. Papa ka sugjeruar festival tjetër më krishter, i cili do të festohet më 14 shkurt. Shën Valentini është zgjedhur si shenjtor mbrojtës.

Rreth sh..7-8, emri Valentin ka qenë i shpeshtë dhe nga latinishtja përkthehet si i fuqishëm. Papa Gelasij asnjëherë nuk ka spjeguar se kujt ia dedikon këtë festë, edhe sot kjo nuk dihet me siguri.
Dita moderne e Shën Valentinit është nxitur nga shkrimtari i njohur anglez Xhefri Çoser. Në një poezi të vitit 1382, të dedikuar përvjetorit të parë të fejesës së mbretit Riçard II dhe të fejuarës së tij, llogaritet që për herë të parë është përmendur Shën Valentini, i lidhur me kuptimin e dashurisë.

Disa thonë që Çoser ka shpikur lidhje ndërmjet këtij shenjtori dhe dashurisë. Derisa ka shkruar poezinë, edhe së paku tre autorë tjerë kanë përmendur Shën Valentinin sëbashku me dashurinë ndërmjet shtazëve.

Xhon Paston ka qenë i pari i cili ka lidhur Shën Valentinin me dashurinë dhe romancën në vitin 1477. Një shekull më pas, Shekspiri ka shkruar për Ditën e të dashuruarve në veprat e tij.

Në sh.18, shkëmbimi i kartolinave të dashurisë më 14 shkurt është popullarizuar në Britani të Madhe. Tradita së shpejti ka arritur në Amerikë. Që atëherë, kjo festë është bërë shumë e njohur dhe tani është si një fabrikë për prodhim të parave.

Por, derisa shkëmbeni dhurata me të dashurit, mos harroni Papën e atëhershëm që ka ndaluar burrat lakuriq të ndjekin femra lakuriqe gjatë festivalin, si dhe Xhefri Çoserin dhe poezinë e tij./Fakultetet.al/

Më Shumë

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj: Do t’i adresoj të gjitha nevojat e fshatit Gjonaj

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, siguroi banorët e fshatit Gjonaj të Hasit se si deputet do t’i adresojë të gjitha kërkesat e...

Aulona Muhadri shkëlqen me double-double në fitoren e Bashkimit

Kapitenia e Bashkimit dhe MVP për vitin 2024 në basketbollin kosovar, Aulona Muhadri, ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së...

Lajmet e Fundit