3.7 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Policia ka identifikuar 455 persona që kërkojnë lëmoshë

LypsariFëmijë të shumtë e njerëz të moshuar shihen rrugëve të kryeqytetit të vendit duke kërkuar lëmoshë. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se duhet të krijohet një strategji bashkëpunuese përmes të gjitha institucioneve të Kosovës në mënyrë që të luftohet ky fenomen. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 455 persona që kërkojnë lëmoshë.

Këshilltari politik në MPMS, Bexhet Gaxhiqi tha për Radio Kosovën se kjo formë e punës dëmton aspektin fizik dhe psikik, sidomos të fëmijëve. Ai tha se duhet të krijohet strategji bashkëpunuese e nivelit qendror dhe lokal, për të evituar këtë dukuri.

Prejardhja e tyre është nga Shqipëria, por ka edhe nga Kosova, të cilët kryesisht i takojnë komuniteti RAE, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Zëdhënësi Brahim Sadriu tha se vetëm vitin e kaluar janë identifikuar 455 raste të personave që kërkojnë lëmoshë.

Sadriu tha se kanë inkuadruar tashmë edhe Njësinë për hetim dhe trafikim me qenie njerëzore, me qëllim të identifikimit të personave dhe të konstatimit nëse këta fëmijë punojnë me detyrim nga persona të caktuar.

Më Shumë

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”. Sipas pamjeve të siguruara nga televizioni plus në aksident janë përfshirë...

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – arrestohet i dyshuari në Prizren

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të pronës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person...

Lajmet e Fundit