Urime !

Zafir BerishaKryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka uruar gjithë qytetarët për 7 vjetorin e Pavarësië së Kosovës.

“Me Rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës Bashkimi Demokratik iu uron këtë festë të gjithë qytetarëve të Kosovës duke shpresuar që festat me simbolikë si kjo do të jenë motivuese për angazhimin tonë në shtet ndërtim”

“Përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të cilat kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së na obligojnë të gjithëve, si subjekte politike por edhe institucionale që në frymën e këtyre angazhimeve të punojmë edhe më shumë për një jetë më të mirë në shtetin tonë ndaj të cilit kemi obligim”.

“7 vjet si shtet kemi ngecje në përcaktimet tona, në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit prandaj si forca politike duhet të angazhohemi që të bëjmë edhe më shumë, që qytetarëve të Kosovës ti kthehet krenaria e të qenit qytetarë të respektuar në shtetin tonë për të cilin është bërë shumë sakrificë dhe është derdhur shumë gjak”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit