Opozita në Prizren braktisë seancën solemne të Pavarësisë

Prizren-Asambleja komunaleAsamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Bashkimit Demokratik në Prizren kanë braktisur seancën solemne të organizuar me rastin ë shënimit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ndërkaq tha se ishte një sakrificë e papërshkruar deri te bërja e shtetësisë së vendit nga shumë gjenerata, dhe për herë të parë u tha nga goja e tij se në Kosovë,nuk është situata e mirë sidomos ajo sociale.

Me nga një fjalë rasti, para të pranishmëve folën edhe shefat e grupeve të kuvendarëve nga PDK, LDK, AAK, NDS, KDTP dhe Vakat, të cilët uruan qytetarët me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës, ndërsa disa prej tyre thanë se duhet më shumë angazhim për një të ardhme më të mirë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës/TV Prizreni/

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit