10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Homazhe para dëshmorëve në Landovicë

muja1-605x330Me rastin e kremtimit të 7 vjetorit të shpalljes së shtetësisë së Kosovës, aktivitetet e organizuara nga komuna e Prizrenit, kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Pjesë e këtyre homazhëve, ishin invalid e veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve më të larta lokale dhe atyre publike.

Kreu i komunës, Ramadan Muja, tha se 17 shkurti është datë e shënuar më shkronja të arta për Popullin e Kosovës,dhe shtoi se dëshmorët ishin ata që i vendosen themelet e shtetit të Kosovës, dhe për këtë arsye, tha ai, ne gjithmonë duhet të punojmë që brezat e rinj të ushqehen me historinë e dhimbshme dhe sakrificën e mundimshme e të bërit shtet.

Për këtë ditë të rëndësishme, kanë folur edhe drejtori i policisë në Prizren, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, kapiten Sejdi Krasniqi nga njësia e deminimit të FSK-së në Prizren, kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Selim Krasniqi, nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi dhe ish komandanti i brigadës 125 të ZOP-it, Nehat Basha, të cilët thanë se duke e kujtuar historinë tonë të lavdishme, për të cilën u sakirifikuan shumë breza, duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mbarë për brezat e rinj. Pas homazheve në Landovicë,gjithashtu janë vënë buqeta lulesh edhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit