Kënd po e fajëson Agim Çeku për ushtrinë e Kosovës?

AgimCeku5-30Parada e 17 shkurtit 2014 nuk do të mbetet e fundit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryeministri, Hashim Thaçi, një vit më parë.

Edhe ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën pa ushtri, madje sipas parashikimeve, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të bëhet shpejt, të paktën jo pa thënë Lista “Srpska”.

Dështimi në krijimin e ushtrisë së Kosovës bie mbi institucionet e Kosovës, respektivisht mbi deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk arritën që t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese, duke shtyrë për kohë të pacaktuar formimin e ushtrisë kosovare. E rrjedhimisht Kosova ka shtatë vjet që nuk ka ushtri të veten, por e ka vetëm FSK-në, një strukturë ushtarako-civile e dalë nga Pakoja e Ahtisarit.

Ish-ministri i FKS-së, Agim Çeku, konsideron se me çështjen e FAK-ut duhet të merret seriozisht Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa. Çeku në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se një pjesë të fajit për dështim e kanë edhe faktori ndërkombëtar.

“Mendimi është që në radhë të parë Pakoja e Ahtsitari e ka kufizuar para 5 vjetëve. Gjithë këto vite rezervat për transformimin e FKS-së e kanë pasur edhe faktori ndërkombëtar, pasi që nuk ka ndihmuar me këtë ide, por që më pas këto janë tejkaluar”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit