24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Mustafa: Kosova është vend i sigurt për të jetuar

Isa mustafaaaaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shtatë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur falënderimet për SHBA-të, shtetet e BE-së dhe vendet anëtare të NATO-s, në mbështetjen për çlirimin, si dhe tani në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ai, në ceremoninë solemne të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar edhe shqiptarët kudo për mbështetjen që kanë dhënë në tejkalimin e asaj situate të vështirë.

“Shtatë vite shihen dhe vlerësohen ndryshe nga qytetarë, institucione vendore dhe ndërkombëtare. Shtatë vjet pas çlirimit Kosaova ka ndryshuar petkun e saj, ndryshimet janë të prekshme. Kosova ëhstë pranuar nga 108 vende të botës, është anëtare e shumë institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë ai ka përmendur faktin se jemi i vetmi vend i privuar nga lëvizja e lirë dhe se si institucione presin nga BE-ja për liberalizim të vizave.

“Kosova ka pasur një normë të rritjes ekonomike por kjo nuk ka plotësuar nevojat”, ka shtuar ndër tjerash Mustafa.

Përkundër kësaj, ai ka theksuar se institucionet e vendit, përkatësisht Qeveria, do të punojë në flakjen e skamjes dhe eliminimin e korrupsionit.

“Do të punojmë të gjithë së bashkuë për të vënë rend dhe ligj për të siguruar shtet të së drejtës. Gjithë ne do të respektojmë votën, Kushtetutën dhe ligjin dhe askush nuk mund të vihet mbi to. Qeveria e Kosovës ka program specifik për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, agjendë evropiane, reforma në arsim dhe cilësi, duke hapur perspektiva të reja për të gjithë qytetarët, sidomos për të rinjtë. Kosova është vend i sigurt për të jetuar”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, duke kërkuar nga qytetarët që mos të largohen nga Kosova por të qëndrojnë dhe të punojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Më Shumë

AAK: Abuzimet me lejet ndërtimore po rrezikojnë rendin urban dhe interesin publik në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar atë si shembull të qeverisjes së...

Forcohen kapacitetet për menaxhimin e krizave në Prizren – CIMIC dhe Komuna organizojnë trajnim për komunikim emergjent

Sot në Prizren u mbajt një prezantim i rëndësishëm mbi menaxhimin e krizave dhe komunikimin me publikun, i organizuar nga Njësia CIMIC e Komandës...

Lajmet e Fundit