-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Çeku: Jo, nuk i kam marrë 3000 euro!

AgimCeku5-30Procesi i publikimit dhe verifikimit të personave të cilët kanë dhënë kontribut gjatë luftës së fundit në Kosovë, kohëve të fundit po përflitet se janë bërë manipulime të ndryshme, madje edhe duke ofruar shuma deri në 3000 euro.

Një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikim të Statusit të Veteranëve, Invalidëve, Dëshmorëve dhe Pjesëmarrësve të UÇK-së, Agim Çeku.

Ai në një prononcim për Zërin tha se këso manipulime nuk ka pasur në komisionin për verifikim dhe se nuk ka mundësi të manipulohet.

Sipas Çekut këto janë akuza të pabaza sepse dihet se kush ka qenë e kush jo në UÇK.

“Unë personalisht nuk e kam menduar një të tillë asnjëherë, mirëpo ka njerëz të tillë që akuzojnë në këtë mënyrë. Shumë keq që japin akuzat të pabaza, por unë më përgjegjësi të plotë morale, profesionale e them se nuk kam bërë një gjë të tillë. Nuk ka mundësi të bëhet kjo për arsye sepse dihet se kush ka qenë e kush jo pjesëtarë u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka mundësi të ketë manipulime. E as anëtarët e tjerë të komisionit nuk besoj që kanë bërë një gjë të tillë” ka deklaruar Çeku. /Zëri.

Më Shumë

Fatmir Ademaj nga LDK-ja zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është bërë zgjedhja kryesuesit të kuvendit. Me shumicë të votave të...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit