14.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Kosova e Shqipëria në “Art warning the world”

Kosova-Art warning the worldPër herë të parë janë gjithsej 201 artistë vizualë nga 200 shtete të botës, të bashkuar drejt një kauze të fuqishme duke përdorur artin.

“Art warning the world” është një iniciativë e artistëve nga e mbarë botë në mbrojtje të lirisë së shprehjes e fjalës. Iniciatori i gjithçkaje është Klaus Guingand.

Edhe Kosova e Shqipëria janë pjesë e iniciativës. Rrezag nga Shqipëria dhe Kushtrim Zeqiri nga Kosova paraqiten në një video me flamurët shtetërorë. Secili prej artistëve e ka shkruar në gjuhën e tij thënien “Kur fjala liri duhet të kontrollohet në fjalor, është vonë për të reaguar”.

“Liria është e drejta fundamentale e njerëzimit. Prioriteti im është njerëzimi, dhe dua që të bëj diçka në favor timin. Liria është diçka që e meritojmë dhe arti nuk është i verbër, por duhet të iluminojë realitetet e botës” pohon artisti që e nisi iniciativën, transmeton KultPlus.

Më Shumë

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit