-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Parahistoria e mesjeta takohen në Banjën e Malishevës

hyjnesha e malishevesFshati Banjë është më i famshmi në Malishevë. Është nja 3 kilometra larg qendrës së sotme të qytezës, por është pothuajse qendra e zonës. Epitetin e famës ia jep burimi termal i ujit. Shumë veti shëruese besohet se ka ky ujë.

Është i grumbulluar në një lloj pishine dhe mbetet e hapur për këdo. Qytetarët mund të marrin ujë prej aty, që edhe në kohë të ftohta arrin temperaturën deri në 20 gradë celsius.

Fshati që sot ka rreth 5 mijë banorë, që jetojnë në 470 shtëpi, ka 11 lagje të mëdha. Në njërën nga to, në atë të Telakëve, një pjesë njihet si “Trojet e vjetra të telakëve të gurit”. Një tjetër mëhallë me varre të moçme sot njihet si “Mahalla e shurdhanëve”. Në to është historia.

Varreza mesjetare u zbuluan aty në kuadër të ekspeditave të përnjohjes që u bënë nga arkeologët në shtatë vjetët e parë të këtij mileniumi. E nami i këtij vendbanimi shtrihet deri në parahistori.

Ena e kohës së hekurit

Gjetjet në Banjë të Malishevës përfaqësojnë periudha të hershme historike. Gjatë punimeve rrafshuese në fshatin Banjë u zbulua një enë dyvegjake e plotë.

Siç shkruajnë Adem Bunguri, Kemajl Luci e Tomor Kastrati te kapitulli për qendrat prehistorike në “Harta Arkeologjike e Kosovës I”, ena është e punuar me dorë, është e latuar dhe e pjekur mirë dhe është e lyer me një ajkë lëmuese me ngjyrë kafe në të zezë.

“Ajo ka trup me profil në trajtë S-je, me lartësi 0.12 metra dhe diametër 0.14 metra. Qafa e enës zbukurohet nga tri hulli të cekëta horizontale, po kaq hulli të cekëta përshkojnë edhe vegjët përgjatë trupit të tyre”, përshkruajnë ata…/koha ditore/

Më Shumë

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit