I tutet borës së hamsinit, blen 350 tonë kripë

RamadanMuja10-5Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Ramadan Muja, i frikësohet shumë borës që mund të sjellë hamsini.

Për këtë arsye ka vendosur të blejë edhe 350 tonë kripë, të cilën do ta përdorë në “rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës”.

Vendimin për këtë pazar tashmë e ka miratuar ekzekutivi lokal. Tash pritet vetëm shpallja e tenderit.

Në fakt, kreu i Komunës ka thënë se është pajtuar me propozimin e drejtorit për Shërbime Publike që një sasi e kripës të sigurohet për të mbetur si rezervë “në mënyrë që të mos lejohen befasi eventuale gjatë ditëve në vijim të dimrit”/zeri/

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit