Kushtetuesja informohet me dy paragrafë për Kryeprokurorin

GjykataKushtetuese e KosovesKëshilli Prokurorial ia ka përcjellë Gjykatës Kushtetuese një informatë të shkurtër përkitazi me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe një më të gjatë e ka nisur edhe në adresë të presidentes Atifete Jahjaga. Jahjagës i ka propozuar që ta dekretojë të nominuarin për këtë pozitë, Aleksandër Lumezi.

Lumezi është nominuar të premten si njeri i parë i organit të akuzës, në një proces që është përmbyllur me vetëm një kandidat.

Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – ishin tërhequr nga gara, me arsyen se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar.

Lumezi ka thënë se ky ishte një veprim i koordinuar, me qëllim për ta komprometuar procesin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ishte zgjedhur edhe para tetë muajsh, por Kushtetuesja e kishte rrëzuar nëpërmjet një aktgjykimi. Kushtetuesja e kishte urdhëruar Këshillin Prokurorial që ta përsëriste procedurën e zgjedhjes, në pajtim me aktgjykimin dhe që të dorëzojë në Gjykatë informata për masat e marra për zbatimin e këtij aktgjykimi.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit