Sokol Dobruna: Unë e dënova Blerim Kuçin me pushkatim

sokol dobrunaIsh-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale është mohim i shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe është edhe moralisht e palejuar.

“Asnjë shtet në botë nuk do të kishte lejuar të formohet një gjyq ndërkombëtar”, ka thënë ai gjatë emisioni “Info Magazine” në Klan Kosova.

Dobruna, i cili është 75 vjeçar, më tej ka folur edhe për rolin e Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.

Ai po ashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe dënimin e Blerim Kuçit.

“Paraprakisht dua të ju tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi pas Kodin Penale të Luftës, dhe Kodin e Ekzekutimeve penale. Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin. Bile, unë e kam thirr prindin me pa për herë të fundit. Edhe baba edhe nëna kanë qenë”, ka thënë ai, duke shtuar se i është referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit