-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Kuçi – Dobrunës: Je postë e porositur

Blerim Kuci

(E plotesuar) Deklarata e ish-kryetarit të Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, për dënimin me pushkatim të Blerim Kuçit, ka nxitur reagime nga ky i fundit.

Sipas tij, deklarata e Dobrunës është e ricikluar, e qëllimshme dhe e sinkronizuar për qëllime të caktuara dhe në dëm të vlerave kombëtare.

“Ajo që mund të them unë sot, në rrethanat e sotme, është se Dobruna është një postë e porositur dhe po keqpërdor pamundësinë time për të folur. Prej kujt është i kontraktuar në këtë kohë dhe në këto rrethana Doburna, për këtë riciklim ai më së miri e di vetë. Ia rikujtoj opinionit se unë kam pasur një gjykim dhe kam marrë një dënim për heshtje. Do të vijnë kohëra tjera kur ne do të bisedojmë që tash për tash janë të ndjeshme për rrethanat e caktuara në të cilën gjendet Kosova”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, gjatë emisionit “Info Magazine” të “Klan Kosovës” ka deklaruar se ka ftuar edhe prindërit e Kuçit për ta takuar atë para pushkatimit.

“Unë personalisht e kam dënuar njërin me pushkatim, Blerim Kuçin. Bile, unë e kam thirrur prindin ta shohë për herë të fundit. Edhe babai, edhe nëna kanë qenë”, ka thënë ai, duke shtuar se i është referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë.

Ndërsa, burime të “Zërit” mësojnë se prindërit e Kuçit nuk janë takuar asnjëherë me Dobrunën. Vlen të theksohet se nëna e zyrtarit të AAK-së, ka ndërruar jetë në vitin 1983. /Zëri/

Blerim Kuçi: Jo, nuk flas për pushkatimin tim!

Deklarata e ish-kryetarit të Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, për dënimin me pushkatim të Blerim Kuçit, ka bërë që ky i fundit të mos flasë rreth kësaj çështjeje.

Kuçi, i cili është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pyetur nga “Zëri” për këto deklarata të Dobrunës, nuk ishte i gatshëm të përgjigjet. “Unë kam marr një muaj ditë në heshtje, kur duhet me fol, flas”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dobruna gjatë emisionit “Info Magazine” në “Klan Kosova” ka përmendur edhe dënimin e Blerim Kuçit.

“Paraprakisht dua t’ju tregoj se në Gjykatën Ushtarake kemi pasur Kodin Penal të Luftës, dhe Kodin e Ekzekutimeve Penale. Unë personalisht e kam dënuar njerin me pushkatim, Blerim Kuçin.

Bile, unë e kam thirrur prindin ta shohë për herë të fundit. Edhe babai, edhe nëna kanë qenë”, ka thënë ai, duke shtuar se i është referuar ligjeve të ish-Jugosllavisë. /Zëri/

Më Shumë

Kjo është gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri në Prizren

Tre fëmijët që u shpëtuan nga zjarri që kaploi një shtëpi banimi në Prizren, tani janë në gjendje stabile. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, në...

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Lajmet e Fundit