-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Promovohet libri “Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare”

argita-berisha-300x274Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare” është libri i promovuar ditën e djeshme në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë, me autore Argita Berisha, Jorida Rustemaj dhe Armela Kromoçi.

Ky është libër që u vjen në ndihmë studentëve të Drejtësisë, por edhe pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë.

Libri synon të analizojë dhe komentojë praktikat e deritanishme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi koncesionet dhe mbi konkurrencën e lirë në treg dhe mbi arbitrazhin tregtar dhe vendimet e huaja në fushën tregtare.

“Fokusi ynë në këtë libër janë çështjet dhe vendimet gjyqësore mbi ligjet për shoqëritë tregtare dhe aspekte të veprimtarive tregtare të shoqërive. Problemi kryesor që kemi hasur i atribuohet faktit se shumë pak çështje janë trajtuat nga Gjykata Kushtetuese për shoqëritë tregtare në bazë të ligjit 9901, që është aktualisht në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, – është shprehur Argita Malltezi gjatë promovimit, ndërsa Kudret Çela e quajti një punim unikal.

“Është një tekst që plotëson një vakum në fushën e studimeve juridike, veçanërisht në interpretimin e praktikës gjyqësore”, – tha Çela. Edhe Rustem Gjata ka shprehur vlerësim për këtë punim. “Është vështirë të njihet legjislacioni tregtar dhe veprimtaria e shoqërive tregtare pa njohjen e praktikës së gjykatave dhe sistemit gjyqësor”, – u shpreh Gjata.

Të pranishëm në aktivitet ishin drejtues të Gjykatës së Lartë, Apelit, të Shkallës së Parë, si edhe profesionistë të fushës së drejtësisë në vend.

Më Shumë

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28...

Lajmet e Fundit