13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Sali Kabashi: Enver Hoxhaj po e poshtëron Kosovën

Enver HoxhajjPublicisti Salih Kabashi, në një postim në Facebook, shkruan se ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tani Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, po e poshtëron Kosovën.

Duke ju referuar një komunikate të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mbi nje vizitë që Hoxhaj është duke e berë në Izrael, Kabashi e quan si poshtërim të Kosovës.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

BURRË I LIG Enver Hoxhaj: Edhe një poshtrim i Kosovës karshi Izraelit

I pritur nga niveli më i ultë i mundshëm diplomatik, pothuajse i injoruar fare, ish-ministri i jashtëm në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit, paska lutur Izraelin jo për njohje e ndihmë për njohje, por për ngritje të një grupi miqësie!

Nënshtrim e vetëposhtrim i paparë.

Nuk e ditka ky se shoqata miqësie midis popullit jahudi dhe të shqiptarëve ka sa të duash. Edhe për një grup të tillë miqësie paska nevojë Kosova? Kjo i mjaftuaka Kosovës në raportet e saj me Izraelin?

Më Shumë

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit