Limaj: NISMA do të punoj për çlirimin e shtetit nga kapja

Fatmir Limaj, nismaNisma për Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet e vetme në skenën politike si një alternativë për qytetarët e Kosovës që janë të zhgënjyer dhe të manipuluar të gënjyer nga qeverisja e viteve të fundit.

Kështu deklaroi ndër të tjera Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në prag të 1 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

Ai tha se Nisma do të jetë zë i të gjithë qytetarëve të pambrojtur dhe se do të punoj për të çliruar shtetin nga kapja që i është bërë nga disa individë e grupe njerëzish thuhet në një deklaratë të Limajt.

“Si parti parlamentare, si subjekt i cili ka në konceptin e saj të zhvillimit dhe mbrojtjes të vijës së vetë politike për të cilën besojmë se qytetarët e Kosovës kanë pas nevojë ta kenë një alternativë ndryshe nga të tjerët”, tha Limaj./Tribuna/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit