AAK në prag të zgjedhjeve

ramush haradinaj, drejtimi i riAleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën finale të përmbylljes së procesi të brendshëm zgjedhor.

Kjo parti nesër pritet t’i votojë ndryshimet e reja statutare të hartuara kohëve të fundit nga grupet e saj punese.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernes Luma, ka treguar për Gazetën Tribuna se AAK është duke punuar në adaptimin e statutit të saj konformë trendëve me partitë me moderne evropiane.

“Tani do ta kemi një statut konformë ngjyrave të një parti të djathtë politike evropiane”, ka thënë Luma.

Sipas tij, me statutin e ri parashihet një decentralizim dhe autonomi me e madhe brenda strukturave dhe forumeve vendimmarrëse të politikëbërjes në AAK.

Duke folur rreth largimeve të fundit, Luma ka theksuar se këto largime i kanë hapur rrugë mëtutjeshme të zhvillimit të partisë.

“Në AAK po ndodh një ndryshim spontan shumë i mirë, ku njerëz të cilët nuk e kanë ndje vetën mirë në AAK po e kërkojnë fatin e tyre dhe vazhdimin e karrierës të subjektet e tjera politike. Mendoj se kjo mënyrë e shkëputjes së bashkëpunimit me AAK-në është trend i mirë dhe pozitivë që do t’i hap rrugë të mëtutjeshme zhvillimit të partisë”, ka thënë Luma.

Ai ka paralajmëruar se kësaj parti pritet t’i bashkëngjiten ekspertë të fushave të ndryshme të cilët janë shkolluar jashtë vendi.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit