Kryesia e VV-së, pa Albin Kurtin

Kryesia e re e vvNë mbledhjen e së dielës, të XIX të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! (VV) është zgjedhur edhe Kryesia e re.

Në një njoftim të VV-së, është thënë se me propozim të kryetarit Visar Ymeri e me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm janë zgjedhur:

Nënkryetar i Parë – Driton Çaushi
Sekretar Organizativ – Dardan Molliqaj
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihali.

Me propozim të Grupit Parlamentar dhe me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm:

Kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Është zgjedhur Glauk Konjufca.

Ndërkaq, me propozim të Këshillit të Përgjithshëm dhe me shumicë të votave, anëtarë të tjerë të Kryesisë janë zgjedhur:

Fatmire Mulhaxha Kollçaku – Nënkryetare e Dytë
Hydajet Hyseni-Kaloshi – Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm
Artan Abrashi
Belgzim Kamberi
Elvis Hoxha
Marigonë Drevinja
Salih Zyba
Ylli Hoxha
Zgjim Hyseni.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit