Kërkohet ndryshim radikal i Kushtetueses

Gjykata-peshorjaPartnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë për obligim që të nisin procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që nga preambula e saj e pjesët e tjera normative dhe jo të bëhen ndryshime kozmetike apo parciale.

Ndryshimi i aktit më të lartë juridik konsiderohet domosdoshmëri, duke marrë parasysh se shumë çështje, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Gjykata Speciale, transformimi i FSK në FAK, Ligji për Zgjedhjet, mënyrës së zgjedhjes së presidentit… etj në vazhdimësi kanë interferuar në Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zëri”.

Ekspertët për çështje kushtetuese vlerësojnë se Kosova ka nevojë që të hapë Kushtetutën e saj dhe të bëjë ndryshime substanciale në aktin më të lartë juridik të vendit e jo ndryshime të bëhen vetëm për çështje të caktuara.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit