Alibeaj tregon arsyet e tërheqjes nga fushata e PD-së

Enkelejd AlibeajEnkelejd Alibeaj ka shpjeguar arsyet përse është tërhequr nga fushata e PD-së.

Ai thotë se e caktuan në zonën e Tepelenës dhe Memaliajt, ku është i panevojshëm.

Duke folur për “Panorama”, Alibeaj shprehet se shpërndarja e koordinatorëve për zgjedhjet e 21 qershorit, ka qenë e gabuar, pasi shumë nga drejtuesit e fushatës nuk kanë lidhje me zonat ku janë caktuar.

“Nuk kam çfarë t’i ofroj Tepelenës dhe Memaliajt pasi nuk kam mbështetje personale të elektoratit dhe nuk kam se si të maksimizoj votat.

Ndihem i panevojshëm, së paku gjatë këtij procesi.

Kam marrë mbështetje të madhe në votimin për Këshillin Kombëtar, por edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.

Nuk mendoj se këto vota duhen vetëm për të përkëdhelur sedrën.

Shpërndarja e të deleguarve nuk ka pasqyruar aspak kontributin e dhënë”, tha Alibeaj.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit